E rëndë në Fier, plagoset me armë zjarri 34-vjeçari

Një 34-vjeçar në Fier është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, në lagjen “8 Shkurtit”.

Marketing

Shtetasi M.M është në spitalin rajonal në Fier, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk janë identifikuar personat që e kanë plagosur.

Njoftimi i policisë:

Fier

Më datë 03.11.2020, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Fier është paraqitur shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Fier, i dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, 34-vjeçari është plagosur me armë zjarri në këmbë nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Marketing