E rëndë në klasiken latine, mesfushori goditet me thikë

Dhuna në futbollin latin është një gjë normale.

Marketing

Tifozët rrëmbehen shumë herë nga pasioni ekstrem dhe çmenduritë e tyre, por këtë herë e kanë tepruar.

Në Kolumbi, gjatë minutave të fundit të klasikes Independiente Medellin-Atletico Nacional, një nga lojtarët u godit me thikë prej tifozëve. Episod që për fatin e mirë kaloi pa pasoja të rënda.

Pablo Ceppelini, ish-lojtar i Cagliarit në Serie A, pjesë e Atletico Nacionalit prej janarit të këtij viti, u afrua te këndi i fushës për të ekzekutuar një goditje këndore.

32-vjeçari nuk i kurseu gjestet ndaj tifozëve vendas. Nga tribuna e ultrasve të Medellinit fluturuan disa objekte, mes tyre edhe një thikë! Që goditi Ceppelinin.

Lojtari ia hodhi paq për faktin që nuk u godit nga pjesa e tehut, por doreza. Ndeshja u mbyll në barazim 2-2.