Ballina Lajme Shqipëri E rëndë, një grua i jep fund jetës duke u hedhur në...

E rëndë, një grua i jep fund jetës duke u hedhur në lumin Buna

Qyteti i Shkodrës sërish është përfshirë nga një ngjarje e rëndë, pasi një grua është hedhur nga Ura e Bunës, duke i dhënë fund jetës.

Marketing

Trupi i pajetë është gjetur brenda një kohe të shkurtër dhe është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës. Pas këqyrjes së trupit rezulton se nuk kishte shenja dhune. Policia dyshon se gruaja është vetëmbytur.

Grupi hetimor vijon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje. Kujtojmë se kjo ngjarje vjen pak javë pas tragjedisë së Shkodër, ku Alma Arrazi, së bashku me tre fëmijët e saj u mbytën në lumin Buna.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje ende mbeten mister, ndërsa në pranga u vu bashkëshorti i saj si person i dyshuar që ka nxitur 39-vjeçaren të mbytej bashkë me fëmijët.

Marketing
Exit mobile version