Një grua shtatzënë raportohet të ketë vdekur sot nga koronavirusi në vendin tonë.
Lajmi për vdekjen e të ndjerës është konfirmuar nga QKUK-ja.
Zëdhënësja e këtij institucioni, Mirlinda Qyqalla e ka konfirmuar rastin për lajmi.net duke shtuar se e ndjera kishte pasur edhe sëmundje shoqëruese.
“Rreth orës 6:30 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e konfirmuar si COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Poashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”
Kujtojmë se sot gjatë ditës nga Covid-19 ka vdekur edhe një 21-vjeçare.