E rrallë: 73 vjeçari thyen rekord botëror në futboll

Vitet janë veç numra.

Marketing

Këtë së paku mund ta thotë Itzhak Hayk, i cili edhe pse po i afrohet moshës 74 vjeçare, po vazhdon të luajë në futbollin aktiv.

Hayk, i lindur në Irak, por shtetas i Izraelit që nga viti 1950, po vazhdon të jetë aktiv në futboll, pavarësisht moshës së shtyrë.

73 vjeçari, është pjesë e Ramat në ligën e pestë të futbollit në Izrael, shkruan lajmi.net.

Hayk së fundi, ka marrë edhe çmimin ‘Guinness World Record’, si lojtari më i vjetër aktiv që është paraqitur në një ndeshje zyrtare.

HE DID IT!
Itzhak Hayk, a 73 years old is the #GuinnessWorldRecord holder for the oldest active footballer ever. Iraqi bien Israeli GK. What a world we live in, really @GWR pic.twitter.com/FLwqgWyDFd

— BabaGol (@BabaGol_) April 5, 2019

Sipas ‘BabaGol’, zyrtarja e ‘Guinness World Record’, ka qenë e pranishme në ndeshjen e tij të fundit, për t’i dhënë çmimin e rekordeve ‘Guinness’./Lajmi.net/

Must admit: it’s absolutely weird scenario #GuinnessWorldRecord pic.twitter.com/d5op50n4s5

— BabaGol (@BabaGol_) April 5, 2019

Marketing