E sulmuan tifozët, porteri i Ballkanit dërgohet në spital me ambulancë

Gjëra të pa zakonshme kanë ndodhur në Superligën e Kosovës, në derbin i cili është ndërpritur ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, përcjell Reporteri.net.

Marketing

Në fund të ndeshjes nga një goditje këndi, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.

Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.

Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Ndeshja është ndërprerë tash e një kohë dhe lojtarët janë larguar nga fusha.

Marketing