Kryetari i komunës së Vrapçishtit nga rradhët e ASH-së së Ziadin Selës, i cili 24 orë shet patriotizëm ka bërë një akt të turpshëm, ku ka dorëzuar në polici një shkresë si në kohën e UDB-së ku i akuzon dy persona nga fshati Dobërdoll si të lidhur me organizatë terroriste.
Ajo çka është ma e keqja është se shkresa është vetëm në gjuhën maqedone. Gjithashtu shkresën e ka bërë si “TË BESUESHME”.
Ja edhe shkrimi i avokatit nga Struga Besnik Asanit:
“Докуметнтот е строго доверлив…🤦🏻♂️
Ja si duket një shkresë, dokument zyrtar që tall b…. me qytetarët. Ja një shembull tipik se si nuk duhet të jetë një kryetar. Ky turp/skandal i paparë, jo vetëm që bastardon institucionit, por edhe privatizon atë. Protesta është e drejtë e çdo qytetari e garantuar me kushtetutë. “Druže kryetari” nëpërmjet kësaj shkrese ka keqpërdorë detyrën, duke tejkalu kompetencat, gjithashtu ka ngjall dhe shkaktuar ndjenjë shqetësimi dhe panik në popull. Tamam si në kohë komunizmi, shkresë që ngjason me shkresat e UDB-së.
Dhe si fund, ka dorëzu shkresën në gjuhe maqedone, me logjikën se këto frigen më shumë në ktë gjuhë, duke e bastardu gjithashtu edhe gj. maqedone…🤦🏻♂️🤦🏻♂️” – shkruanAsani.gjurme.info