E vërteta për rastin Monstra?!

Pas shtatë viteve nga vrasja e pesëfishtë që ndodhi në Liqenin e Smillkovës, Prokuroria Speciale e ka marrë nën kompetencat e saj këtë lëndë.

Marketing

Prokurorja speciale Fatime Fetai, në një intervisët për Fokus, tha se do ta zbulojnë të vërtetën për këtë rast, ndërsa përgjegjësit do ta marrin dënimin e merituar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“PSP e mori dhe po vepron me lëndën ‘Monstra’, për shkak të një qëllimi – të vërtetën. Besoj se si prokurori do të realizojmë detyrat tona, që të gjithë ta mësojnë të vërtetën për kryerësit”, tha Fetai.

E pyetur në se ka “bomba” për këtë lëndë dhe a ekziston mundësia për aktakuza të reja, ajo tha se për shkak të ndjeshmërisë së lëndës nuk do t’i tregojë provat të cilat i posedojnë. Fetai shtoi se PSP po punon në mbledhjen e informacioneve dhe dëshmive të reja.

Ndërsa sa i përket arratisjes së të akuzuarve, të cilët nuk ndodhen në paraburgim, Fetai tha se paraburgimi pas ngritjes së aktakuzës është i kufizuar në kohë dhe u shpreh e bindur se do të ketë drejtësi për fëmijët dhe peshkatarin.