E veshur me antiplumb, von der Leyen në Ukrainë: Pamë fytyrën mizore të Putinit

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, ndodhet në Ukrainë për një vizitë. Gjatë qëndrimit të saj ajo ka vizituar qytetin Bucha pranë Kievit në Ukrainën veriore.

Marketing

Ajo u pa e veshur me antiplumb në Bucha, në qytetin ku trupat e civilëve u gjetën të shtrirë në rrugë pas tërheqjes së Rusisë.

“Është e paimagjinueshme ajo që ka ndodhur këtu”, tha von der Leyen gjatë vizitës së saj. “Ne kemi parë fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit”,-tha ajo.

Megjithëse Rusia mohon vrasjen e civilëve dhe ka akuzuar Ukrainën për organizimin e vdekjeve për të diskredituar trupat e saj, por zyrtarët ukrainas thonë se ka prova të forta dhe në rritje se krimet e luftës janë kryer nga Rusia.

Marketing