Ballina Lajme Botë “E zhgënjyer nga Kombëtarja”, kryeministrja Meloni: Kemi gjithnjë e më pak lojtarë...

“E zhgënjyer nga Kombëtarja”, kryeministrja Meloni: Kemi gjithnjë e më pak lojtarë në serinë A

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, është shprehur e zhgënjyer për kombëtaren e futbollit në paraqitjen e saj në Euro2024.

Marketing

“Fatkeqësisht e pashë ndeshjen e fundit të kombëtares së futbollit dhe jam shumë e zhgënjyer si të gjithë italianët. Kemi pasur zhgënjime me kombëtaren, përveç Europianit të fundit. Nuk jam eksperte futbolli, nuk jap këshilla, por kur gjërat shkojnë kështu, ne duhet të pyesim veten nëse diçka po shkon keq në sistem”, tha Meloni në Rete 4.

Sipas saj problemi mund të qëndrojë së ‘lojtarët italianë janë gjithnjë e më pak në Serinë A.’

“Në vitin 2024 do të jenë 35%. Kur nuk i vlerëson lojtarët, mund të gjesh probleme me kombëtaren”, shtoi kryeministrja.

Rrugëtimi i Italisë në këtë Europian përfundoi pas përballjes me Zvicrën, ndeshje në të cilën humbi me dy gola. Ndeshja e vetme që arriti të fitojë ishte ajo me Kombëtaren shqiptare, me rezultatin 2 me 1.

Marketing
Exit mobile version