“Ecnin në drejtim të Shqipërisë” – përleshje e armatosur mes dy personave dhe policisë së Maqedonisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër të Maqedonisë. Policia e Maqedonisë është përleshur me armë me dy persona, të cilët tentuan t’i ndalojnë pasi i kanë parë duke ikur në drejtim të Shqipërisë.

Marketing

Personat janë dhënë në arrati.

“Më datë 19.12.2024 në ora 23.40, nëpunësit policorë nga Stacioni policor në Bllatë, gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në periferi të Dibrës, kanë vërejtur se si dy persona ecnin në drejtim të Republikës së Shqipërisë. Gjatë përpjekjes për t’i ndaluar, personat kanë gjuajtur disa plumba me armë zjarri drejt tyre, ku nëpunësit policorë ua kanë kthyer dhe personat janë dhënë në arrati. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing