Ballina Aktuale Ecolog, sponsor gjeneral i konferencës ndërkombëtare “Forumi i Prespës për Dialog”

Ecolog, sponsor gjeneral i konferencës ndërkombëtare “Forumi i Prespës për Dialog”

Dje dhe sot në Ohër po mbahet konferenca ndërkombëtare, Forumi i Prespës për Dialog. Ky Forum është platformë e lançuar vitin e kaluar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut. Pëmes kësaj iniciative synohet thellimi i raporteve ndërfqinjësore dhe avancimi i bashkëpunimit rajonal duke pasur për bazë mbrojtjen, promovimin dhe kanalizimin e dobive dhe peshës që kanë për vendin dhe rajonin tre marrëveshjet substanciale, Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Fqinjësisë me Bullgarinë si dhe Marrëveshja e Prespës.

Marketing

Ecolog International, si kompani që prej dekadash manifeston përgjegjësi të lartë shoqërore në shumë domene, edhe këtë herë ishte Sponsor Platinum i këtij eventi me peshë të madhe për vendin dhe rajonin.

Përndyshe, pas edicionit të vjetshëm, ky është edicioni i dytë i kësaj platforme që për nga niveli dhe rëndësia si konferencë ndërkombëtare paraqet ngjarjen kryesore vjetore në Maqedoninë e Veriut. Tema e Forumit të sivjetëm është “Dizajnimi i të ardhmes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne europiane të sigurisë”. Këtu marrin pjesë krerët e vendeve të rajonit tonë si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian e të organizatave relevante ndërkombëtare. Të pranishëm gjithashtu janë personalitete nga komuniteti akademik, ai i biznesit si dhe nga shoqëria civile.

Exit mobile version