Ed Sheeran jep lajmin e keq, po shkëputet nga muzika (FOTO)

Ed Sheeran ka njoftuar se do të shkëputet nga muzika dhe rrjetet sociale “derisa vjen koha për t’u rikthyer”.

Marketing

Këngëtari i famshëm tha se ai do të udhëtojë, do të shkruajë dhe lexojë por do të kthehet me muzikë të re kur të jetë koha e duhur.

Sheeran tha se gjërat kishin funksionuar pa pushim që nga viti 2007 dhe se tani ishte koha për të dalë dhe për të parë më shumë botën.

Deklarata e Sheeran pasoi edhe një vit tjetër suksesi që arriti kulmin me atë që u emërua artisti I dekadës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai ka ndryshuar edhe fotografinë e profilit në Instagram duke e kthyer në “BRB” të zezë që nënkupton ‘do të rikthehem’.

https://www.instagram.com/teddysphotos/?utm_source=ig_embed

Marketing