Eden Hazard largohet nga Real Madridi!

Eden Hazard do të largohet nga Real Madridi.

Marketing

Klubi e lojtari belg kanë vendosur ta shkëpusin kontratën me marrëveshje të dyanshme. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Real Madridit, të shtunën mbrëma.

Hazard llogaritet lojtar i Realit deri më 30 qershor.

Hazard asnjëherë nuk ka shfaqur atë që është pritur te Real Madridi. Ka luajtur katër vjet, ndërsa ka fituar tetë trofe. Hazard 32-vjeçar, iu bashkua Madridit në vitin 2019, pasi shkëlqeu për shumë vjet te Chelsea. Por te Reali asnjëherë nuk ishte prej lojtarëve të rëndësishëm, ndër të tjera edhe për shkak të lëndimit.

Sipas mediave të huaja, përfundimi i karrierës është opsion për Hazardin.

Marketing