Ballina Lajme Maqedoni Edhe dy drejtorë të ri në institucionet shëndetësore

Edhe dy drejtorë të ri në institucionet shëndetësore

Pas 12 emërimeve të djeshme, edhe dy institucione të tjera shëndetësore u bënë me drejtorë të ri, shkruan gazeta KOHA.

Marketing

Në vend të Hristijan Kostovit, deri sot drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, vjen mjeku Sinisha Stojanoski.

Stojanoski është asistent profesor në Institutin e Fiziologjisë Patologjike dhe Mjekësisë Bërthamore dhe aktualisht është deputet.

Instituti për Shëndet Publik që drejtohet nga dr. Shaban Memeti, nga sot do të menaxhohet nga Marija Andonovska. Andonovska me profesion është stomatologe, ndërsa punon në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare në Shkup dhe është asistent në Departamentin e Sëmundjeve Dentare dhe endodontike.

Andonovska ka qenë deputete e VMRO-së në Parlamentin e Maqedonisë dhe aktualisht është këshilltare në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Në ndërkohë, javën e ardhshme pritet të ndodhin emërimet edhe në institucionet tjera shëndetësore.

Marketing
Exit mobile version