Shkupi edhe në mëngjesin e sotëm ka probleme me ajrin e ndotur dhe është në pozitën e tetë të qyteteve më të ndotura në botë, sipas faqes që mat ndotjen në botë “IQAir”.
Kryeqyteti i Maqedonisë mëngjesin e sotëm ka indeksin 184 dhe është në pozitën e tetë, ndërsa para tij janë disa qytete nga India, Pakistani, Kina dhe Mongolia.
Ashtu si ditët e kaluara edhe sot më të përhapura në ajër janë grimcat helmuese PM2.5, ndërsa ka edhe sasi të madhe të PM10.
Ajri i ndotur ishte shkak i zënkave në mes partive më të madhe maqedonase, se kush e ka fajin.