Edhe në Kumanovë u shpërndanë ndihma për Fitër Bajram

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit sot në Kumanovë dhe në fshatrat përreth shpërndau shportat nga projekti ‘Shporta e Fitër Bajramit’.

Marketing

Aktivistët e QSA-së u shpërndan në ekipe në qytet dhe fshatra të ndryshëm duke përcjell porosinë e Fitër Bajramit.

Në këtë mënyrë mesazhi i solidarizimit dhe humanizmit arriti deri te secila familje shqiptare duke u mundësuar të njëjtëve që të nesërmen të kanë mundësi ta presin sa më mirë.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit qysh prej themelimit të saj në vitin 2007, në mënyrë të vazhdueshme e zbaton projektin e Fitër Bajramit duke u solidarizuar me familjet skamnore.

Me këtë rast, i falënderohet të gjithë donatorëve dhe aktivistëve për ndihmën e tyre