Rruga Xhon Kenedi do të kalojë nëpërmjet lagjes rome për t’u lidhur me rrugën e plastikave.
Qyteti i Shkupit ka filluar procedurë për hartimin e projektit për rrugën e re i cili do të jetë bazë për ndërtimin e saj për çka edhe është nënshkruar marrëveshje ndërkomunale me komunat e Çairit dhe Karposhit, transmeton Aktuale.mk
Parashikohet që Rruga Xhon Kenedi të vazhdojë nga udhëkryqi me rrugën aradhat maqedonase-kosovare deri te bulevardi Nikolla Karev tek ambasada amerikane.
Aktualisht tek kjo trase ndodhen dhjetra shtëpi të cilat pritet që të rrënohen, ndërsa pronarët do të dëmshpërblehen.
Rruga do të ketë katër korsi, nga dy në dy drejtimet.
„Ndërtimi i kësaj rruge është pjesë e vizionit për korridoret që i ndërtojmë në pjesën veriore të qytetit, me qëllim lëvizje të shpejtë në trafik dhe kohë më të shkurtër për udhëtim“, thotë kryetari i Shkupit Petre Shilegov.
Qyteti Shkupit javën e kaluar shpalli tenderin për ndërtimin e rrugës në Momin Potok në vlerë prej 18 milion euro.SDK.MK