Edhe palestinezët kundër hapjes së ambasadave të Kosovës dhe Serbisë në Jerusalem

Pas Ligës Arabe, edhe Qeveria e Palestinës ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia morën vendim për të hapur Ambasadat e tyre në Izrael.

Marketing

Sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Jashtme ky vendim është i pajustifikuar dhe agresion i qartë kundër popullit palestinez.

Ministria i ka bërë thirrje dy shteteve që të tërheqin “vendimet e tyre të padrejta”, raporton mediumi kinez Xinhua.

Reagime rreth kësaj çështje ka pasur edhe nga ana e Ligës Arabe si dhe nga Turqia.

Në një reagim të lëshuar dje, sekretari gjeneral i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, kritikoi ashpër Kosovën dhe Serbinë për vendimin e tyre, duke thënë se të njëjtat kanë vepruar kundër ligjit ndërkombëtar.