Ballina Lajme Botë Edhe palestinezët kundër hapjes së ambasadave të Kosovës dhe Serbisë në Jerusalem

Edhe palestinezët kundër hapjes së ambasadave të Kosovës dhe Serbisë në Jerusalem

Pas Ligës Arabe, edhe Qeveria e Palestinës ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia morën vendim për të hapur Ambasadat e tyre në Izrael.

Marketing

Sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Jashtme ky vendim është i pajustifikuar dhe agresion i qartë kundër popullit palestinez.

Ministria i ka bërë thirrje dy shteteve që të tërheqin “vendimet e tyre të padrejta”, raporton mediumi kinez Xinhua.

Reagime rreth kësaj çështje ka pasur edhe nga ana e Ligës Arabe si dhe nga Turqia.

Në një reagim të lëshuar dje, sekretari gjeneral i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, kritikoi ashpër Kosovën dhe Serbinë për vendimin e tyre, duke thënë se të njëjtat kanë vepruar kundër ligjit ndërkombëtar.

Marketing
Exit mobile version