Qytetarët me borxhe të shumta do të mund të shpallin falimentim personal. Një ide e vjetër prej më shumë se dhjetë vitesh, pritet së shpejti të jetësohet me ndryshimet ligjore që janë në përgatitje e sipër dhe që pas analizave dhe debateve të ndryshme, dhe miratimit të akteve nënligjore, të miratohet nga ana e Parlamenti. Me ligj do të përcaktohet që, qytetarët që nuk mund ti paguajnë më borxhet, do të mund të kërkojnë hapjen e procedurës falimentuese në Gjykatë. Kjo instancë do të vlerësojë nëse ekzistojnë kushte për falimentim personal dhe më pas edhe mund të përpilohet lista e totalit të pronës së tundshme dhe të patundshme, si dhe të përcaktohet edhe drejtuesi i falimentimit.
Çdo pronë që paraprakisht ka qenë në pronësi të borxhliut, që prej atij momenti e merr në dorë drejtuesi i falimentimit që duhet të bëjë planin e kthimit të borxhit. Ai do të disponojë me të gjitha sendet luksoze, si vetura, toka, etj me të cilat disponon borxhliu, dhe bën planin e kthimit të borxhi për tre apo pesë vitesh. Pas realizimit të planit të pagesës, të gjitha harxhimet e tjera të pashlyera do të shlyhen. Një zgjidhje e tillë ligjore është bë fuqi dhe funksionon në Kroaci, Slloveni, Gjermani, Çeki, Belgjikë… Nga ana tjetër, parashikohet që borxhliut ti mbeten të ardhurat minimale për të mbuluar nevojat themelore jetësore. “Kjo është një çështje jo e thjeshtë për shkak se bëhet fjalë për fate njerëzish dhe shtrohet edhe pyetja nëse ajo do të funksionojë për shkak se tani ka probleme edhe me falimentimin e bizneseve, e të mos bëjmë fjalë për falimentimin e personave privat. Pritet të ketë edhe një periudhë të shtyrjes kohore të realizimit të saj, para se ajo të fillojë të realizohet në praktikë”, thotë menaxhuesi i falimentimit Zoran Stojkovski.
Nga ana tjetër, ekonomistët thonë se zgjidhje të ligjore që parashikojnë falimentimin personal të qytetarëve vështirë se do të gjejnë zbatim dhe do të jenë të pranueshme në kushte të tilla të përkeqësimit të standardit të qytetarëve. “Ndoshta në Perëndim edhe mund të jenë të realizueshme në praktikë modele të tilla që do të duhej të pengojnë hyrjet e reja në borxh të amvisërive. Mirëpo në shtetet evropiane, mirëqenia dhe pagat janë shumë të larta, ndërsa edhe asistencat sociale mundësojnë të kapërcehet muaji. Në kushtet tona me paga të ulëta, me papunësi dhe varfëri të madhe që po thellohet edhe më tej me pandeminë, vështirë se një zgjidhje e tillë mund të realizohet”, thonë ekonomistët.
Edhe më parë ishte paralajmëruar miratimi i Ligjit për falimentim personal në sistemin vendor juridik. Në Programin qeveritar 2020-2024 thuhet se Ligji i ri do të jetë një model për mbrojtjen e nevojave jetësore të borxhliut përmes jo përmbarimit të borxhit të tij deri në një kufi të caktuar, pengimin e borxheve të reja dhe mbrojtjen e atyre që ju kanë borxh që do të mund të paguajnë vlerën reale. Theksohet se me një ligj të tillë nuk do të krijohet sistem i spirales së borxhit, thonë kreatorët e programit. Në Kroaci, nga viti 2016 deri në mesin e vitit 2019, vetëm dhjetë mijë qytetarë që kanë pasur të bllokuara llogaritë për më shumë se tre vite dhe me borxh deri më 20 mijë kuna apo afër 3000 euro, kanë vendosur për falimentim personal. Të dhënat zyrtare tregojnë se qytetarët kroat më së shumti deri më 20 mijë kuna kanë borxhe ndaj kompanive të telekomunikacionit.
Nga shoqata kroate “Të bllokuarit”, vlerësojnë se një ligj tillë nuk ju mundëson qytetarëve që të dalin nga borxhet. “Në rastin tonë, në asnjë mënyrë njerëzit nuk mund të dalin nga falimenti personal. Kjo është e njëjtë sikur ju po falimentoni ndonjë kompani. Në atë rast, kur ju parashtroni falimentimin, firma do të likuidohet, jo në aspektin fizik, por çka do të ndodh me atë person më tutje”, thonë nga kjo shoqatë.
Mgid