Ballina Lajme Maqedoni Edhe sot alarme për bomba të vendosura në shkolla

Edhe sot alarme për bomba të vendosura në shkolla

Raportimet për bomba të vendosura në shkolla vazhduan edhe sot. Mëngjesin e sotëm deri në orën 09:30 në MPB është raportuar se në adresat elektronike të 14 shkollave në Shkup kanë mbërritur kërcënime për bomba të vendosura.

Marketing

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po kryhen kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, thonë nga MPB.

Ndërkohë, dje kishte një numër rekord të denoncimeve për bomba në shkolla. Gjithsej ishin në 86 shkolla, një çerdhe, Instituti i Rehabilitimit në Shkup, si dhe në një shkollë në Prilep. Por pas kontrolleve u konstatua se të gjitha ishin alarme të rreme.

Marketing
Exit mobile version