Paralajmërim i ri për bombë në një shkollë të Shkupit. Informacioni është konfirmuar nga MPB.
“Sot në SPB Shkup rreth orës 14 është denoncuar se në e-mail adresën e një shkolle në Shkup, është dërguar kërcënim për vendosje të mjetit shpërthyes. Menjëherë pas denoncimi, nga ana e zyrtarëve policor po ndërmerren masa për evakuim të sigurt të shkollës dhe kontrolle anti terroriste ndërsa po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Kjo është dita e tretë që ka kërcënime për bomba në shkollat. Paralajmërimet e dy ditëve më parë ishin të rrejshme.