Edhe Vuçiq flet për ‘skenar të Maqedonisë’

Përderisa zgjaste protesta para godinës presidenciale dhe protestuesit nuk i lejonin që të largohet, Alekdandër Vuçiq me ministrin e Brendshëm serb, në Twitter publikoi fotografi, duke luajtur shah. Në tekstin që shoqëron fotografinë shkruan: Pushim i shkurtër para aktiviteteve të pasdites.

Marketing

Serbia, e guximshme dhe e ndershme, çdoherë e fiton dhunën.
Por para lojës së shahut, Vuçiq në pres-konferencën e jashtëzakonshme, shpjegoi se çfarë ka dashur të thotë ministri, Nebojsha Stefanoviq, i cili mbrëmë tha se protestuesit janë të mahnitur dhe po shkojnë sipas shembullit të “skenarit të Maqedonisë”, duke aluduar në hyrjen e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill të vitit 2017.

Vuçiq akuzoi vendet e Perëndimit dhe ambasadorët e tyre për standarde të dyfishta, duke krahasuar ngjarjet e 27 prillit, në Kuvendin e Maqedonisë, me hyrjen e dhunshme në Televizionin Shtetëror të Serbisë.

“Si është e mundur që ambasadorët e vendeve perëndimore nuk e dënuan këtë, ndërsa në sekondën e njëjtë e dënuan atë që nuk u pëlqeu, hyrjen e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë. Miku i madh i Jeremiqit dhe Xhillasit, Zoran Zaev, u lëvdua se si u dënua ministri i punëve të brendshme, Çavkov, me 18 vjet burg, për shkak se nuk ka ndaluar qytetarët që të hyjnë në Parlament. Në bazë të këtij parimi, ndoshta edhe ne mundemi të mendojmë për përgjegjësinë e Nebojsha Stefanoviqit për shkak se e ka lejuar fashistin Obradoviq dhe Xhillasin të hyjnë brenda.

Por, vlerësoj se Nebojsha ka menduar se ka punë me persona përgjegjës dhe se një gjë e tillë nuk do u bie në mend”, theksoi Aleksandër Vuçiq – President i Serbisë
Në seancën e mbrëmshme të jashtëzakonshme, ministri serb për punë të brendshme, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi se protestuesit në Beograd i mahniten “skenarit të Maqedonisë” dhe se po mundohen që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe në Serbi.

Protestat nën emirin “Një nga pesë milionë” po zgjasin më shumë se tre muaj. Protestuesit kërkojnë dorëheqje nga Qeveria por edhe nga presidenti Vuçiq, partia e të cilit po qeveris në Serbi. Mbrëmë protestuesit hynë dhunshëm në RTS dhe kërkuan që tu lejohet t’i drejtohen live opinionit. Në vend të kësaj, ata u nxorën jashtë nga policia. Për autoritetet kjo dhunë nuk do të tolerohet dhe se të gjithë do të përgjigjen penalisht, ndërsa për protestuesit, kjo është luftë për media të lira dhe demokraci.

Marketing