Edhe Vuçiqi tregon se ka pritje të mëdha për takimin me Thaçin në Austri

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se në Forumin Evropian që do të mbahet të shtunën në Alpbach të Austrisë, e në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti Thaçi, pret që të diskutohen të gjitha temat e rëndësishme, shkruan agjencia e lajmeve Tanjug.

Marketing

Ndërkohë lidhur me këtë takim ka folur edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se po e pret me padurim këtë takim me Vuçiqin, shkruan Gazeta Express.

Një nga temat e cila ka ngjallur reagim të jashtëzakonshëm të opinionit publik në Kosovës, gjithashtu edhe të partive politike, ka qenë ideja e presidentit Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë, ide kjo që u kundërshtua nga të gjithë.

Megjithatë, Thaçi duket se i qëndron prapa ende kësaj ideje, pasi të enjten në një shkrim në profilin e tij zyrtar, thotë se edhe ish-presidenti Rugova kishte qenë pro idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë në vitin 1994. E ky shkrim i Thaçit ku thotë ta ketë cituar Ibrahim Rugovën, u kontestua nga shumë figura të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët thonë se nuk e mbajnë mend që Rugova të ketë thënë diçka të tillë.

Marketing