Ballina Lajme Maqedoni Edhe zv/ministrat e BDI-së japin dorëheqje me kusht nëse VMRO-DPMNE voton ndryshimet...

Edhe zv/ministrat e BDI-së japin dorëheqje me kusht nëse VMRO-DPMNE voton ndryshimet Kushtetuese

Sot edhe zv/ministrat e BDI-së në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar dorëheqjet e tyre me kusht nëse VMRO-DPMNE pranon të votojë ndryshimet Kushtetuese, përcjellë Klan M.

Marketing

Ditë më parë edhe minsitrat nga radhët e BDI-së nënshkruan dorëheqjet dhe deponuan te kryeministri Kovaçevski por me kusht që në rast se VMRO-ja voton ndryshimet Kushtetuese të hyjnë në fuqi dorëheqjet.

”Si zëvendësministër për Transport dhe lidhje, i vetëdijshëm për mirëqenien e qytetarëve tanë dhe ardhmërinë e tyre e cila padyshim e ka vendin në familjen e madhe europiane, sot ia dorëzova Kryetarit të Qeverisë, dorëheqjen time nga pozita e zëvendësministrit për transport dhe lidhje. Pres nga kryeministri Kovaçevski që ta aktivizoj këtë dorëheqje në momentin kur opozita t’i votojë dhe të hyjnë në fuqi ndryshimet e propozuara kushtetuese në Kuvend. E ardhmja evropiane mbi të gjitha” – shkruan zv/ministri i Tranpostit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi.

”Si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, i vetëdijshëm për mirëqenien e qytetarëve tanë dhe ardhmërinë e tyre e cila padyshim e ka vendin në familjen e madhe europiane, sot ia dorëzova Kryetarit të Qeverisë, dorëheqjen time nga pozita e zëvendësministrit të Brendshëm. Pres nga kryeministri Kovaçevski që ta aktivizoj këtë dorëheqje në momentin kur opozita t’i votojë dhe të hyjnë në fuqi ndryshimet e propozuara kushtetuese në Kuvend. E ardhmja evropiane mbi të gjitha” – shkruan Nazim Bushi.

Marketing
Exit mobile version