13:06 | 9 Maj 2021
13:06 | 9 Maj 2021
Edi Rama sapo ka fituar mandatin e tretë për të qeverisur me Shqipërinë.
Rama njihet si tifoz i flaktë i “Bianconerëve” dhe shpeshherë debaton në faktin se cila skuadër është më e mira në Itali, shkruan lajmi.net.
Kryeministri shqiptar sot ka njoftuar se ka marrë një dhuratë nga Juventusi si shenjë rimi për fitoren e mandatit të tretë.
“Bianconerët” i dërguan Ramës një fanellë me numrin tre, i cili simbolizon mandatet e fituara nga Kryetari i Partisë Socialiste.
Rama nuk hezitoi për ta bërë të ditur lajmin në rrjetin e tij social, Facebook ku pati një mesazh edhe për tifozët e Interit.
“Ja dhe urimi nga Juventusi për Mandatin e Tretë”, tha ai.
“Ju “Nerazzurrë” silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”, përfundoi Edi Rama./Lajmi.net/