Edi Rama për fjalimin në KiE: Disa nuk erdhën në darkën e organizuar, ju ka rënë si rrufe në qiell të pastër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se disa prej të ftuarve nuk morën pjesë në darkën e organizuar në Strasburg, për shkak të fjalimit të tij ditën e djeshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Marketing

Kryeministri shqiptar në një postim në Twitter, ka thënë se arsyeja e tyre ka qenë “nuk ndjehemi mirë pas fjalimit”, e për këtë Rama ka shkruar se “s’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve”.

“Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja. E mirëkuptueshme. S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!”, shkroi Rama.

Tutje ai shkroi se fjalimi i tij u ka rënë si rrufe në qiell të pastër, e siç thotë ai “e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra”.

“Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër. Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri”, thotë Rama. Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!#NjerëzPaAtdhe #KatranMeMeBojë”, ka shkruar Rama në Twitter./Reporteri.net/

blockquote class=”twitter-tweet”>

Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg,megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit,ishte arsyeja.E mirëkuptueshme.S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!

Edi Rama (@ediramaal) October 13, 2022