Edi Rama pranon 25 mijë vaksina nga Rusia

Sot në Shqipëri ka arritur një kontigjent prej 25 mijë doza të vaksinës ‘Sputnik’ anti-COVID.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Rama ka thënë se ritmet e vaksinimit do të rriten dhe objektivi i 500 mijë të vaksinuarve brenda majit, do të arrihet në pjesën e parë të muajit.

Marketing

Kujtojmë se Shqipëria është ndër vendet e para në rajon për vaksinimin e popullsisë.

Deri tash, 450 mijë shqiptarë kanë marrë vaksinën anti-COVID.

Ky është postim i plotë i Ramës:

Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK

Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit

#SkaKohëPërPushim

Marketing