Edi Rama pyetet për rezultatin e zgjedhjeve, ky është reagimi i tij

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryesocialisti Edi Rama ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste rreth orës 08:00.

Gazetarët e kanë pyetur Kryeministrin për të komentuar rezultatet e deritanishme të votimeve.

Por kreu i selisë rozë nuk ka preferuar të komentojë gjatë, duke thënë se do të ketë komunikim më vonë gjatë ditës.

Marketing

-Si i lexoni rezultatet e deritanishme? Janë optimiste për ju?

Kryeministri Rama: Flasim më vonë.

Sipas pritshmërive të Ramës, PS do të marrë të paktën 71 mandate për të qeverisur e vetme.

Në rast të kundërt, nëse do t’i duhej që të krijonte një qeveri të sforcuar, Rama ka paralajmëruar se do të japë dorëheqjen.