Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot pritet ta vizitojë familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në këtë vizitë, Rama do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, Mirela Kumbaro e Turizmit dhe Mjedisit, si edhe Elisa Spiropali, ministre për marrëdhëniet me parlamentin.
Përpos vizitës te familja e Thaçit, Rama do vizitojë edhe disa biznese në Kosovë.
Një ditë më pas, të hënën, në Prishtinë mbahet takimi i radhës i qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.