Ministrja austriake për BE, Edtstadler, në një konferencë për shtyp në qendër e vaksinimit në sallën “Boris Trajkovski”, tha se Austria dhe BE-ja po mbështet dhe do të mbështesë të gjithë Ballkanin Perëndimor me 650 mijë vaksina, dhe 190 mijë vaksina ekskluzivisht për Maqedoninë e Veriut. Ajo apeloi se vetëm duke u vaksinuar do t’i kthehemi normalitetit.
Kjo është një ditë e rëndësishme për vendin tuaj. Po punojmë intensivisht për të sjellë sa më shumë vaksina dhe të dalim sa më herët nga kjo situatë. Jemi këtu për të thënë se ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe për t’ju mbështetur. 650 mijë vaksina po vijnë për Ballkanin Perëndimor, 190 mijë për Maqedoninë e Veriut. Duhet të dalim sa më herët nga kjo situatë, por vetëm duke u vaksinuar. Le ta lemë këtë pandemi mbrapa krahëve, t’i kthehemi normalitetit. Do të vazhdojmë të mbështesim vendin tuaj në të gjithë këtë proces.
https://alsat.mk/edtstadler-do-te-jemi-gjithmone-krah-maqedonise-se-veriut-per-te-lene-prapa-kraheve-pandemine/