Efekti CR7, Juventusi klubi i tretë me popullaritet në Instagram

Juventusi ka arritur të behët klubi i tretë me popullaritet në Instagram.

Marketing

Gjiganti italian e transferoj në klub pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, që të fitoj Ligën e Kampionëve, trofe i cili nuk është fituar që prej vitit 1996, por transferimi i portugezit ka bërë që “Zonja e Vjetër”, të fitojë me shumë ndjekës.

Dje Juventusi bëri 31 milionë ndjekës duke e kaluar Manchester United për një kohë të shkurtër.
Në vendin e parë qëndron Real Madridi me 76.6 milionë, ndërsa pas tij është Barcelona me 76.1 milionë ndjekës.
Para se të transferohej Ronaldo në Torino, Juve kishte vetëm 10 milionë ndjekës, mirëpo brenda një viti janë shtuar 20.6 milionë ndjekës.