Ballina Lajme Botë Egjipti falënderon Turqinë për përpjekjet gjatë presidencës në D8

Egjipti falënderon Turqinë për përpjekjet gjatë presidencës në D8

Kryeministri egjiptian Mostafa Madbouly falënderoi presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për përpjekjet e Turqisë gjatë mandatit të presidencës me grupin e 8 Vendeve në Zhvillim (D8), transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Samitin e 10-të virtual të D8-tës, Madbouly tha se vendi i tij i kushton shumë rëndësi pjesëmarrjes në aktivitetet e organizatës për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve anëtare dhe për të arritur interesat dhe qëllimet e përbashkëta.

“Sfidat e mëdha që kemi kaluar kanë theksuar rëndësinë e çështjeve që lidhen me zhvillimin, përfshirë aspektet ekonomike, sociale dhe mjedisore, treguan rëndësinë e sektorëve ekonomikë që mund të arrijnë një rimëkëmbje të shpejtë dhe rëndësinë e investimit në kapitalin njerëzor”, ka thënë Madbouly, sipas një deklarate nga Kryeministria e Egjiptit.

Marketing

“Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet promovimit të marrëdhënieve tregtare midis vendeve anëtare”, vuri në dukje ai.

Vendet e D8-tës ranë dakord sot për të rritur bashkëpunimin tregtar dhe për t’i çuar vëllimet e tregtisë së brendshme në të paktën 10 për qind të tregtisë totale të organizatës në dhjetë vitet e ardhshme.

Në samitin e organizuar nga Bangladeshi dhe gjithashtu të ndjekur nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, blloku miratoi Udhërrëfyesin Dhjetëvjeçar D8 për periudhën kohore 2020-2030 dhe Deklaratën e Dhaka-s 2021.

Përmes udhërrëfyesit, blloku synon të bëhet më i fortë dhe më i zhvilluar, si dhe të mbështesë zbatimin e strategjive përkatëse dhe programeve të veprimit për të ndihmuar arritjen e axhendës së qëndrueshmërisë 2030 të vendosur nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Blloku përfshin Bangladeshin, Egjiptin, Nigerinë, Indonezinë, Iranin, Malajzinë, Pakistanin dhe Turqinë.



.. .

Marketing
Exit mobile version