Egla në gjendje jo të mirë shëndetësore, Romeo shkon për ta parë në dhomë

Pak momente më parë, produksioni njoftoi se Egla ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe për këtë ishte nën kujdesin e mjekëve.

Marketing

Teksa banorëve iu tha për të pritur një njoftim të dytë prej ‘Vëllait të Madh’ lidhur me rrugëtimin e Eglës në shtëpi, kjo e fundit gjendej në dhomën e gjumit duke marrë veten.

Më pas Romeo shkoi për të parë gjendjen e Eglës e ndërsa Heidi jo.

Lidhur me këtë Egla ka biseduar me Julin teksa i është shprehur që Romeo ka një zemër të madhe pasi shkoi ta shikonte por Heidi nuk e bëri të njëjtën gjë.

E ndërsa përballë saj qëndron Juli i cili shprehet se Heidi është ‘akull’ duke u munduar ta ‘justifikojë’ banoren tek Egla teksa i thotë se ndoshta ajo nuk është në dijeni që aktorja është brenda ambienteve të shtëpisë, por kur ta mësoj këtë gjë do të shkojë pranë saj.