Egli Tako u rifut të shtunën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.
Kanë kaluar vetëm tri ditë që nga hyrja në atë shtëpi, e duket se kjo gjë nuk u prit mirë nga fansat.
Qasja dhe sjellja e konkurrentes karshi Gjestit e ndaj të tjerëve siç shihet nuk po pëlqehet as nga jashtë.
Foto: Screenshot/Instagram
Për këtë mbase mund të ketë marrë një ‘dënim’ nga fansat e publiku në rrjete sociale.
Ajo ka pësuar një rënie të madhe në Instagram, ku për pak ditë humbi mbi 22 mijë ndjekës.