Gjatë edicionit të fundit të “Big Love”, Egli Tako ka marrë një mesazh që ka prekur thellë zemrat e të gjithë shikuesve.
Mesazhi prekës u shfaq në ekran dhe ishte një falënderim i veçantë nga nëna e Eglit, e cila shprehte admirimin e saj për maturinë dhe sjelljen e vajzës së saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVIP”.
“Mamka. Faleminderit që nuk ke ofenduar njeri. Faleminderit që i ke dhënë një përqafim në moment të vështirë edhe atyre që janë sjellë keq me ty. Na mungon shumë dhe mos harro na ke krahë në çdo moment.”
Ky mesazh emocioni do të mbetet në mendjen e Eglit dhe do të shërbejë si një burim motivimi për të vazhduar lojën me të njëjtën qetësi që e karakterizon.