Ballina Lajme Maqedoni Ejupi: Më besoni, por besoj edhe Ju nuk po e njohim identitetin...

Ejupi: Më besoni, por besoj edhe Ju nuk po e njohim identitetin e partisë tonë

Shkarkohet nga detyra sekretari shtetëror në Ministrinë për Sistem politikë, Adnan Ejupi i cili akuzon zëvendëskryeministrin, Artan Grubi për obstruksione dhe mos-bashkëpunim. Ejupi madje thekson se shumë herë kërkesat e qytetarëve është munduar ti përcjelli tek zv. kryeministri i parë, por këto tentativa sipas tij kanë hasur gjithmonë në vesh të shurdhër.

Marketing

Në vazhdim letra e plotë e Adnan Ejupit

Të nderuar bashkëqytetarë, bashkëaktivistë,
Ndjej përgjegjësi sot, pas shkarkimit tim nga detyra të prononcohem.

Që nga data 1 Qershor 2022 kur u emërova sekretar shtetëror në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, e deri ditën e shkarkimit tim, jam munduar me tërë qenien time të jap maksimumin në punë, me disciplinë dhe përkushtim, ashtu siç isha mësuar të funksionoj me vite të tëra shërbim në MPB, gjithmonë në shërbim të shqiptarëve në përgjithësi, e strukturës sonë partiake në veçanti.

Edhe përskaj vullnetit tim të pathyeshem të kontriboj për qytetarët tanë, unë hasa në obstrukcione dhe pengesa madje dhe mospërfillje nga Zv. kryeministri i parë Artan Grubi. Edhe pse, si sekretar shtetëror është më se e natyrshme që bashkëpunimi me bartësin e institucionit të jetë permanent, kjo nuk ndodhi në rastin tim.

Shumë herë, duke qenë adresë për qytetarët, kërkesat që vinin nga lagjet tona, si në Shkup, Tetovë, Gostivar e gjetiu jam munduar ti përcjelli tek zv kryeministri i parë, por këto tentativa hasën gjithmonë në vesh të shurdhër.

Po, unë dua të potencoj edhe një fakt. Është e vërtetë që qëndrimi im ka korresponduar me atë të Izet Mexhitit, Blerim Bexhetit dhe tjerëve, dhe këtë nuk e kam fshehur. Është e vërtetë që edhe unë kam pasur mendim ndryshe, dhe si pasojë shkarkohem dhe zëvendësohem nga një kuadër i Aleancës për shqiptarët. Njejtë edhe Bashkim Hasani, Resmiu, nesër edhe ndonjë funksionar tjetër, vetëm pse shprehëm mendim ndryshe, që edhe zogjtë e malit e dijne që gëzon mbështetje të jashtëzakonshme tek shqiptarët dhe struktura jonë, të cilët kurrë nuk do të identifikohen me Artan Grubin.

Kësaj i thonë diferencim politik, as më pak e as me shumë!
Ne do të zeëvendësohemi prej asaj Aleance që gjatë rrugëtimit tonë politik për 20 vite në BDI, në vitin 2008 jemi plagosur e vrarë. Po po, në mediat e dirigjuara nga pallati i Ministrisë për Sistem Politik, sot avokaturën BDI-se, koalicionit dhe madje kryetarit tonë Ali Ahmetit po ia bëjnë Ruzhdi Matoshi, Menduh Thaçi, Imer Selmani…

Më besoni, une por besoj edhe ju nuk po e njohim më identitetin e partisë tonë.

Për fund, dua të them vetëm FALEMINDERIT KRYETAR PËR SHKARKIMIN, FALEMINDERIT QË NJË MILITANT TË PARTISË TONË E ZËVENDËSUAT ME NJË ITHTARË TË KASAPHANES SË VITIT 2008.

Exit mobile version