Deri më tani janë paraqitur 11 kandidatë për zgjedhjet presidenicale të 24 Prillit. Numri i kandidatëve ende mund të rritet, pasi afati i paraqitjeve në KSHZ vazhdon të jetë i hapuar deri me 8 mars. ktualisht, numri i kandidatëve përkon me ekip futbolli, pra 11 kandidatë për të parin e shtetit, shkruan Flaka.
Deri sot, në KSHZ kandidaturat i kanë paraqitur Velo Markovski, Biljana Vankovska, Tome Nikollovski, Bujar Osmani, Gospodin Popovski, Maksim Dimitrievski, Stevço Jakimovski, Arben Taravari, Gjorgji Manaskov, Mersiha Smailoviq dhe Zorica Cvetkovska, ndërsa është parashtruar edhe një paraqitje për deputet të pavarur, informoi sonte kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Dashtevski.
Në listën e KSHZ nuk ndodhent kandidatet e LSDM dhe VMRO-DPMNE, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova të cilët duket që do të përdorin përkrahjen e 30 deputetëve për të konformuar kandidimin e tyre.
Ngadalë por me siguri po plotësohet lista e kandidatëve për president në zgjedhjet e ardhshme, të cilat duhet të mbahen së bashku me zgjedhjet parlamentare. Ndonëse nuk kanë përfunduar as procedurat formale partiake dhe as procedurat për mbledhjen e nënshkrimeve, disa nga partitë tashmë po i promovojnë publikisht atutë e tyre. Disa prej tyre, nga ana tjetër, theksuan ambiciet e tyre për kreun e shtetit.

Lexo edhe: Një raund për matjen e “pulsit” të elektoratit
Revansh elektoral Pendarovski-Siljanovska, duel “doktorash” Osmani-Taravari: Kush hyn në garë për president?