Ekipet shqiptare do të jenë vendas këtë fundjavë në Ligën e Parë

Në kuadër të javës së XXIII-të, të shtunën do të zhvillohet vetëm një ndeshje, ndërsa katër ndeshjet tjera do të luhen të dielën, duke përfshirë edhe ekipet shqiptare që do të jenë vendas, transmeton Portalb.mk.

Marketing

Java do të fillojë me ndeshjen Sileks – Skopje, ndeshje e cila do të luhet të shtunën duke filluar prej orës 14:00.

Në të njëjtën kohë, të dielën, Struga do të pret ekipin e Makedonija Gjorçe Petrovit, Shkupi ekipin e Rabotniçkit, ndërsa Shkëndija do të pret Akademija Pandevin.

Të dielën do të luajë edhe Bregallnica e Shtipit kundër Pobedës, ndërsa Tikveshi do të jetë i lirë.

Ndryshe, Struga gjendet në pozitën e parë me 42 pikë nga 20 ndeshje, e ndjekur nga Shkupi me 38 pikë dhe Shkëndija me 35 pikë.

Marketing