Ballina Lajme Botë Ekspertët të shqetësuar: Varianti i ri “Pirola” i COVID-19 po përhapet me...

Ekspertët të shqetësuar: Varianti i ri “Pirola” i COVID-19 po përhapet me shpejtësi

Një variant i ri i COVID-19, i quajtur “Pirola”, po përhapet me shpejtësi dhe kjo i ka shqetësuar ekspertët.

Marketing

I referuar gjithashtu si BA.2.86, “Pirola” është një variant mutacioni i llojit Omicron të koronavirusit, i cili u shfaq në vitin 2021 dhe çoi në një rritje të frikshme të rasteve dhe vdekjeve me COVID-19.

“Kur Omicron goditi në dimrin e vitit 2021, pati një rritje të madhe të rasteve të COVID-19 sepse ishte shumë i ndryshëm nga varianti Delta dhe i shmangej imunitetit si nga infeksioni natyror ashtu edhe nga vaksinimi,” tha specialisti i sëmundjeve infektive Dr. Scott Roberts.

Buletini thekson se “ka disa arsye për t’u shqetësuar, pasi ky variant … ka më shumë se 30 mutacione në proteinën e tij spike”, duke iu referuar proteinave në sipërfaqen e virusit që e lejojnë atë të hyjë dhe të infektojë qelizat njerëzore.

Këto lëvizje masive të cilat i kemi parë edhe nga Delta tek Omicron janë shqetësuese”, tha Roberts.

Tre pyetjet që përballen ekspertët tashmë janë, se sa e transmetueshme është “Pirola”, a do ta kalojë imunitetin e krijuar dhe sa vdekjeprurës është.

“Askush nuk e di për momentin, por po bëhen studime”, tha Roberts.

Marketing
Exit mobile version