Ekspertiza e autobusit duhet të vërtetojë se pse shoferi ka humbur kontrollin me timonin

Në rrjedhë është ekspertiza e autobusit i cili u rrokullis në afërsi të fshatit Llaskarcë ku jetën humbën 14 persona, ndërsa mbi 30 morën lëndime të rënda. Mbetjet e autobusit janë dërguar në kazermën në Gjorçe Petrov, ndërsa nga Prokuroria thonë se ekspertiza do të zgjas disa ditë.

Marketing

Nga Prokuroria dje kanë thënë se biseda e parë me shoferin nuk ka ofruar informata relevante. Ministri i policisë Oliver Spasovski ka paralajmëruar se me të do të zhvillohet edhe një bisedë në stacion policor.

Për opinionin është e njohur vetëm ajo që dëshmuan udhëtarët e autobusit, ndërsa më relevante është ndoshta dëshmia e një udhëtari i cili ka tentuar të ndihmojë shoferin në momentin kur ka parë se diçka nuk është në rregull dhe se shoferi nuk ka mundur ta mbajë drejtimin.