Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interpol në Gjermani, kanë mundur të ekstradojnë drejt Shqipërisë një 56 vjeçar të dënuar për vrasje të dy personave në vitin e largët 1998.
Në prang aka rënë Byniamin Hajro, i cili në 98’ rrëmbeu dhe më pas vrau në bashkëpunim dy persona. Gjykata e ka deklaruar fajtor për vrasjet Hajron dhe e ka dënuar me 25 vite burgim, të cilat ai do t’I kryejë në Shqipëri.
“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Byniamin Hajro, 56 vjeç.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal.
Me datë 17.04.2012, është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me ngjarjen e datës 22.03.1998 ndodhur në Berat, ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A.
Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 ka deklaruar fajtor për këtë ngjarje shtetasin Byniamin Hajro duke e dënuar me 25 vite burgim.”-njofton policia.