Ekzekutohet me 80 plumba mafiozi grek

Anëtari i njohur i mafies greke, Vangelis Zampounis, 44 vjeç u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në qendër të Athinës.

Marketing

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat helene mbi viktimën u qëlluan me mbi 80 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafies greke. Para 4 vitesh ai i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda, por për fat autorit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur t’i jepte goditjen përfundimtare. Policia greke po mbledh materiale nga kamerat e sigurisë që kanë regjistruar momentin e ekzekutimit, si dhe lëvizjet e autorëve para dhe pas vrasjes, ndërsa ka marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit një taksist, i cili në atë moment ndodhej në pikën e karburantit.

Marketing