Ekzekutohet me plumb në kokë dhe në zemër shqiptari në Francë

Një shqiptar është ekzekutuar në mes të rrugës në Strasburg të Francës rreth orës 9:30 të mëngjesit të së mërkurës. Sipas mediave franceze ai është qëlluar dy herë, një herë në zemër dhe një herë në kokë.

Marketing

Po ashtu mediat franceze shkruajnë se viktima është rreth të gjashtëdhjetave. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh. Ndërkohë që vrasësi është shpallur në kërkim.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në kryqëzimin e rrugës des Frères-Eberts me rrugën Livio, në sektorin Plaine-des-Bouchers, pjesa perëndimore e rrethit Meinau.