El Classico u takon “Mbretërve” që vazhdojnë sigurt drejt titullit

Real Madridi ka mposhtur Barcelonën me rezultat 3 me 2 në El Classicon e zhvilluar në Santiago Bernabeu.

Marketing

Me këtë fitore, “Mbretërit” marshojnë sigurt drejt titullit në La Liga.

Heroi i këtij takimi ishte anglezi Jude Bellingham që realizoi në minutat shtesë për t’ia siguruar fitoren Realit.

Barcelona e nisi më mirë takimin kur Andreas Christensen realizoi në minutën e gjashtë.

Vinicius Junior barazoi rezultatin në minutën e 18 kur realizoi nga penaltia.

Lopez ia ktheu epërsinë Barçës në minutën e 69, mirëpo katër minuta më vonë Lucas Vazques barazoi përsëri.

Anglezi Bellingham realizoi në minutën e 91 për fitoren e Realit.

Me këtë fitore, Reali tubon 81 pikë në pozitën e parë. Barça mbetet në pozitën e dytë me 70 pikë.

 

Marketing