Elbasan – 10 të helmuar shtrohen në urgjencë

10 persona janë shtruar në urgjencën e Qendrës Spitalore Elbasan pasi janë helmuar nga ushqimi. Personat e paraqitur me shqetësime serioze për shëndetin pretendojnë se kanë qenë në dasmë mbrëmjen e të dielës në një nga lokalet e njohura të qytetit të Elbasanit.

Marketing

Ata janë paraqitur njëri pas tjetrit gjatë ditës së sotme në urgjencë dhe tre prej tyre sipas burimeve spitalore paraqiten në gjendje të rënduar.

Qendra Spitalore e Elbasanit ka kaluar në gatishmëri për përballimin me sukses të situatës së krijuar pasi parashikohet që fluksi i personave të helmuar nga ushqimi të rritet.

Marketing