Elezi: 6.5 milion euro për komunat, investime në rrugë dhe çerdhe të reja

Komunat do të mund të aplikojnë për 6.5 milion euro për projekte kapitale përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP. Autoritetet komunale duhet të përgatisin projekt-propozime për të aplikuar në thirrjen publike, që do shpallen nga Ministria e financave në muajin shtatorë, kështu informon zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi.

Marketing

Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale po kryhet nga Ministria e financave. Ky projekt mbështetet nga Banka Botërore me një fond total prej 81.1 milion euro dhe një grant IPA për zhvillimin rural nga BE-ja në vlerë prej 14.6 milion euro. Qëllimi i projektit është përmirësimi i shërbimeve të ofruara nga komuna për qytetarët, si dhe kapacitetet e administratës komunale për zbatimin e projekteve.

Në kuadër të projektit, financohen projektet komunale si ndërtimi dhe rikonstruimi i sistemit për furnizimin me ujë, kanalizimi dhe largimi i ujërave të ndotura, infrastruktura rrugore lokale, efikasiteti i energjisë, ndërtimi i kopshteve, tregjet e gjelbra, infrastruktura në një zonë industriale dhe projekte të ngjashme. Mijëra qytetarë në Maqedoni marrin shërbime më të mira nga komuna e tyre falë këtij projekti. Në vit, këto janë dhjetëra kilometra rrugë të reja ose të rikonstruara, rrjeti i ujësjellësit i ndërtuar ose i rikonstruarë, shtretërit e rindërtuara të lumenjve, kopshte, shtëpitë kulturore, ndërtesat komunale etj, thekson mes tjerave zv.ministrja Elezi.

Këto projekte Ministria e financave veçmë i realizon me MSIP 1 dhe 2, dhe IPA në thirrjen e fundit që ishte në tetorë 2016 projekte veçmë realizohem në komunat si Tetovë, Gostivar, Bërvenicë, Zhelinë, Vrapçisht, Tearcë, Bogovinë, Strugë, Dibër, Kërçovë tani me projekte të reja sërisht do mund të aplikojnë me thirrjen e re që do lançohet në vjeshtë.

Marketing