Elezi: Është realizuar plotësisht linja e parë e kredisë pa interes, janë mbështetur 738 firma me 5.54 milionë euro

Është realizuar tërësisht linja e parë e kredive pa interes për mbështetje të likuiditeti të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme nga sektorët më të rrezikuara – hotelieri, turizëm dhe qarkullim, bën të ditur zëvendës ministrja e financave, Shiret Elezi.

Marketing

“Me linjën e parë të kredisë janë mbështetur: 738 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, 6.524 të punësuar”, thekson zëvendës ministrja.

Ajo shton se shuma mesatare e një kredie të dhënë është 7.500 euro, ndërsa shuma totale e kredive të dhëna përmes kësaj linje është 5.54 milionë euro.

“Firmave nga të gjithë sektorët u qëndron në dispozicion edhe linja e dytë e kredive pa interes përmes @bashkëspërzhvillimtëmaqedonisësëveriut.

Ndërsa më shumë informacione në linkun në vazhdim bit.ly/8-milioni-beskamatni-krediti“, sqaron mes tjerave Elezi.

Marketing