Elezi: Miratuam ligjin e ri për përkrahje financiare për komunat

Sot në seancën e qeverisë është sjellur Ligji i ri për përkrahje financiare për komunat dhe shfrytëzuesit e themeluar nga komunat për borxhet e arritura por të papaguara, që janë të përfshira në rebalancin e Buxhetit për vitin 2018, deklaroi zv.ministrja e financave Shiret Elezi.

Marketing

Me këtë ligj rregullohet përkrahja financiare për njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe shfrytëzuesit e themeluar nga njësitë lokale në sferën e arsimit, kulturës, mbështetjes sociale për borxhet e arritura por të papaguara.

Përkrahja financiare bëhet për financimin e borxheve të papaguara nga komunat dhe shfrytëzuesit e njësive në sistemin elektronik për lajmërimin e evidencës së obligimeve (ESPEO), përfshirë deri në muajin shtator të vitit 2018.

Shuma e përgjithshme e siguruar nga mjetet si përkrahje financiare për financimin e borxheve nga ana e komunave dhe njësive të saj kap shifrën prej 3.032.383.086 denarë ose 51% nga vlera e përgjithshme përfshirë periudhën deri në muajin shtator të vitit 2018. Mjetet do të derdhen në llogarit të veçantë të komunave kryesisht për këtë qëllim. Komunat dhe njësitë e tyre mund të shfrytëzojnë mjetet financiare për shlyerje ndaj borxheve të papaguara në bazë të kushteve sipas nenit 8 nga ligji në fjalë.

Njëkohësisht është paraparë që ligji i parashtruar precizon edhe afatet deri kur mund të verifikohet parashikimi i vlerës së përgjithshme në bazë të borxheve të mbetura, duke bërë kështu Deklaratë nga ana e kryetarëve të komunave deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë, dhe kështu të ngjashme.
Parashikimi i vlerës së përgjithshme të dakorduar në bazë të borxheve të mbetura duhet të verifikohet nga ana e kryetarit të komunës e më pas edhe i dakorduar nga ana e Këshillit të Komunës më së fundi deri më 01.06.2019.

Vendimi i Këshillit me Pasqyrën e vlerës së përgjithshme të borxhit të papaguar bëhet publik edhe në faqen zyrtare të komunës.